Peza: Pro lirisë absolute të medias

25/04/2011 21:55

Drejtori i Informacionit të “Vizion Plus”, Alfred Peza ka deklaruar se një media nuk duhet të privohet nga liria e saj për të transmetuar të vërtetën, por theksoi se është specifika e fushatës në Tiranë që ka sjellë edhe lindjen e problematikave me kasetat.

“Përveç Tiranës, PD i lejonte pasqyrimin e aktiviteteve nga televizionet dhe kamerat tona ishin në aktivitete. Mbulimi i kryeqytetit ka një specifik të veçantë pasi Rama është edhe kandidat edhe kryetar partie dhe paqyrimi i aktiviteteve të tij ishte më i madh në minutazh sesa ai i Bashës”, tha Peza.

“Jam pro lirisë absolute të medias. Por kjo fushatë ka disa problematika. Një prej tyre është që partitë dhe liderët kryesorë nuk po punojnë që mediat të kenë të gjitha mundësitë që të pasqyronin në mënyrë të drejtë dhe të paanshme çdo aspekt të fushatës”, theksoi Peza.

Ndërkohë që kryeredaktori i MAPO-s, Skënder Minxhozi deklaroi se kandidatët duhet të pranojnë të filmohen nga mediat dhe të zhvillojnë një fushatë të vërtetë.

“Janë me dhjetra raste kur edhe politikanë të huaj janë përballur në situata marramendëse. Nëse biem dakord që fushata është garë dhe si çdo garë ka risk, pasi ambjenti nuk është shterpë, nuk e kuptoj se çfarë gjëje të pandershme ka nëse del një tregtar në rrugë që thotë diçka që nuk përputhet me fushatën tënde. Një kasetë e çuar në formë të tillë vlen më pak se një reklamë detergjenti apo vaji e përgatitur në një studio”, theksoi Minxhozi.

Top Channel