Luledielli për të pastruar Fukushimën
25/04/2011 15:50
Fusha të pafundme me luledielli për të pastruar tokën e ndotur pranë centralit bërthamor të Fukushimës.
Kjo është ideja e një grupi shkencëtarësh japonezë.
Sipas tyre, në saj të eksperiencës së ndjekur në Çernobil, lulet e verdha mund të thithin disa substanca ndotëse, mes së cilave ato shumë radioaktive si çezium 134 dhe 137.
Top Channel