
Shkarjet e rrugëve, shembjet e shtëpive, ndotja e ujit nga rrëshqitjet e
dherave janë vetëm disa nga pasojat e dukshme të erozionit të tokës në
vendin tonë.
Shkatërrimi i sistemit të kanalizimeve, mosmenaxhimi i ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, prerja e pyjeve, ndërtimi i shtëpive pa studime, kanë sjellë cdo vit dëme të mëdha në objekte dhe tokë.
Profesor Vangjo Kovaci sqaron se eshte shume e rendesishme qe te rivitalizohen institucionet kerkimore dhe t’i jepet rendesi menyres sesi shfrytezohet toka.
“Investimet që kryhen të bëhen atje ku duhen, kur duhen dhe si duhen. Specialistët të flasin nëse duhet të bëhen punime. Të menaxhohen ujërat për të mos krijuar probleme të erozionit dhe të kete nje kompromis mes pronareve te tokes pasi ne jemi te ndergjegjshem se sot fermeret token e kane te copezuar”, u shpreh Kovaci.
Por mungesa e investimeve per nje kohe te gjate ka bere, qe harta e zonave te perfshira nga shkarjet dhe shembjet te shtrihet nga veri ne jug.
“Zona veriore kryesisht Shkodra dhe pjeserisht qarku ose me mire rrethi i Tropojes, Saranda, Gjirokastra pjeserisht Tepelena kane nje erozion potencial shume te larte, zona perendimore ze vendin e dyte dhe vlera ne kete zone arrin nga 20 dhe 30 ton per hektare. Sigurisht ne kete zone efektet e grryerjes se tokes ndodhin prane brigjeve te lumenjve”, thotë Kovaci.
Lenia e tokave djerre e favorizon gerryerjen dhe rreshqitjen e tokes. Aktualisht Shqiperia eshte nder vendet me shkallen me te larte te erozionit ne kontinent.
Top Channel