Mat, goditet në fytyrë simpatizanti i PD-së

19/04/2011 11:55

Një incident elektoral është regjistruar paraditen e sotme në Mat, ku është ushtruar dhunë ndaj një simpatizanti të Partisë Demokratike.

Sipas informacioneve të fundit, simpatizanti është goditur në fytyrë me tytën e pistoletës nga shoferi i kryetarit të komunës së Gurrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një takimi elektoral të kryekomunarit Sali Salami, i cili garon për mandatin e katërt në zgjedhjet e 8 majit.

Top Channel