Shkopet, del nga uji makina e aksidentuar

16/04/2011 16:35

Polumbarët e RENEA kanë nxjerrë sot nga ujërat e liqenit të Shkopetit trupat e tre viktimave të aksidentit që ndodhi mesditën e së premtes.

Automjeti me targë “TR 6403 U” drejtohej nga 65-vjecari Tahir Alku, mjek kirurg i spitalit të Bulqizës.

Aksidenti ndodhi në rrugën nacionale, në anë të liqenit të hidrocentralit të Shkopetit. Automjeti doli nga rruga duke përfunduar në ujë nga një lartësi prej 100 metrash dhe u fondos në 30 metra thellësi.

Policia rrugore kërkoi ndihmën e polumbarëve për të nxjerrë mjetin. Sot rreth orës 15, pas shumë përpjekjesh, me anë të një vinci është nxjerrë nga uji automjeti brenda të cilit ndodheshin viktimat e këtij aksidenti tragjik.

Top Channel