Idrizi, apel partive për Himarën

16/04/2011 21:40

Partia për Drejtesi, Integrim dhe Unitet ka vijuar fushatën zgjedhore në njësinë 8 në Tiranë, duke rikonfirmuar mbështetjen për kandidatin e koalicionit Aleanca për Qytetarin, Arben Tafaj.

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar gjithashtu mbështetjen për kandidatin Lulzim Basha.

Zoti Idrizi nuk ka lënë jashtë fjalës së tij edhe një nga zonat më të nxehta zgjedhore, atë të himarës.

“Partia jonë u bën thirrje partive kryesore të nxjerrin një kandidat në Himarë, që të ulen flamujt e partive e të ngrihet flamuri i vendit. Kjo është një fushatë për qytetarin dhe jo fushatë politike”, ka deklaruar Idrizi.

Top Channel