Berisha në Berat, premton investime

16/04/2011 19:20

Berati ka qenë ndalesa e radhës e kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 8 majit.

Në takimin e zhvilluar me banorët e qytetit, Berisha ka kërkuar votën e tyre duke premtuar investime dhe realizimin e projekteve vendore.

“Në 4 vjet do ndërtojmë aksin Berat-Lushnje dhe do fillojmë boshtin e jugut. Ju ftoj të mos merrni me disfatën e ‘rrugës së vetme’. Ne do financojmë cdo projekt që paraqesin kryetarët e bashkive”, ka deklaruar Berisha.

Më pas kryeministri ka prezantuar kandidatin e Aleancës për Qytetarin në qytetin e Beratit, Ilir Decolli dhe është shprehur i sigurt për fitore më 8 maj. 

Top Channel