Suzana Turku, ministre e Kulturës

15/04/2011 12:25

Suzana Turku do të jetë ministrja në detyrë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, post ky i lënë vakant nga Ferdinand Xhaferraj, që kandidon për bashkinë e Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri Nikollë Lesi, i cili ka nënvizuar se nuk ishte informuar në kohën e duhur për këtë vendim.

“Xhaferraj ka firmosur urdhërin për Suzana Turkun. Urdhëri mban datën 29 mars, por është firmosur ditët e fundit. Emërimi i Turkut si ministre nuk më është komunikuar zyrtarisht. Kjo është anormale”, ka deklaruar Lesi.

Top Channel