Mat, makina del nga rruga, bie në liqen

15/04/2011 13:35

Një aksident rrugor ka ndodhur pak caste më pranë Shkopetit, në Mat, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për një automjet me targë “TR 0403 U”, në pronësi të mjekut të njohur Tahir Alku.

Për momentin nuk dihet se sa persona po udhëtonin në të, ndërkohë që pritet mbërritja e polumbarëve të Reneas për nxjerrjen e trupave.

Edhe shkaqet e aksidentit janë të panjohura, ndonëse dyshohet që të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.

Top Channel