Lordët britanikë kërkojnë zgjerimin e BE-së

15/04/2011 00:55

Dy Lordë britanikë i kanë kërkuar Bashkimit Europian për t’i dhënë prioritet zgjerimit me vëndet ballkanike, gjatë seancës së zhvilluar në Parlamentin Europian.

Anëtarë të këtij parlamenti nga vendet e BE-së, kanë debatuar për rrugët që do të përmirësojnë integrimin në familjen europiane të Shqipërisë, ndërkohë kur Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë fituar të drejtën e vendit kanditat.

Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë mbetur në fazën e ofrimit të statusit të vedit kandidat, por nuk e kanë fituar ende.

Lord Bowness nga Partia Konservatore Britanike tha se ai i frikësohej një përgjumje në axhendën e BE-së ndërsa kolegu i tij nga Partia Liberal-Demokrate u shpreh se “zgjerimi BE-së ka shtuar paqen dhe stabilitetin në Europë.

Pavarsisht këtyre deklaratave positive për zgjerimin e BE-së, BBC shkkruan se në qarqet politik-bërëse të BE-së ka një shqetësim që lidhet direkt me korrupsionin në sferat politike dhe pavarsinë në sistemin e drejtësisë të këtyre vendeve.

Top Channel