Aksidenti në Ulëz, ndërpriten kërkimet për trupat

15/04/2011 17:55

Ndërpriten kërkimet për gjetjen e personave që mendohet të kenë humbur jetën pas një aksidenti në liqenin e Ulzës.

Polumbarët e RENEA-s pas katër orësh në ujë nuk patën asnjë rezultat për gjetjen e tyre.

Policia dyshon se janë tre viktima, mes tyre mjeku Tahir Alku.

Në aksidentin e ndodhur gjatë paradites, është përfshirë makina me targa TR 0403 U, në pronësi të mjekut të njohur Tahir Alku, e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.

Top Channel