PS: Plagosja, motive politike

14/04/2011 19:45

Partia Socialiste ka akuzuar drejtorinë e policisë së Tiranës se ka manipuluar për interesat e qeverisë ngjarjen e dy ditëve më parë, kur një 16-vjecar u plagos me thikë gjatë një takimi elektoral të PS në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PS, Megi Ajtyresa ka ritheksuar se akti kriminal i kryer sipas saj nga LSI ka pasur motive elektorale.

“E konsiderojmë të turpshme deklaratën e policisë për barbarinë e dy ditëve më parë. E dinë të gjithë që disa rrugacë të LSI-së sulmuan fundin e turmës ku ishte djali që u godit me thikë. Deklarata e policisë kriminalizon viktimën”, ka deklaruar Ajtyresa.

Policia e Tiranës e cilësoi ngjarjen ku mbeti i plagosur 16-vjecari si një veprim që erdhi si pasojë e një grindjeje banale.

Top Channel