Korcë, 4 të arrestuar për pedofili

14/04/2011 14:45

Një 52-vjecar është arrestuar nga policia pasi ka shfrytëzuar dy vajzat e veta të mitura për prostitucion.

Shtetasi me inicialet P.M jepte kundrejt pagesës për marrëdhënie pedofilie dy vajzat e veta, përkatësisht 8 dhe 10 vjec, kryesisht tek klientë të moshës së tretë.

Rasti është zbuluar nga policia tre muaj më parë, periudhë në të cilën kanë nisur hetimet ndaj 52-vjecarit që është vënë në pranga bashkë me tre persona të tjerë.

Operacioni i koduar “Junior” është finalizuar pas hetimit tremujor ndaj 52 vjecarit, gjatë të cilit është zbuluar se ai kishte shfrytëzuar për prostitucion dy vajzat që nga viti 2004 deri në vitin 2006.

Bashkë me autorin kryesor të këtij rasti pedofilie policia e Korcës ka arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitur edhe një 62-vjecar me inicialet A.N, një 35-vjecar me inicialet S.K dhe ka lënë në arrest shtëpie një 79-vjecar me inicialet N.K, për shkak se ky i fundit ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

Tre të fundit kanë qenë klientë të dy vazjave të mitura, duke i dhënë para babait të tyre për të kryer marrëdhënie seksuale.

Top Channel