Kapet 13 kilogramë hashah

14/04/2011 12:55

Një sasi prej 13 kilogramë hashash është kapur në autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë.

Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës njofton se kishte të dhëna se me autobusat e linjës do transportohej lëndë narkotike në drejtim të kryeqytetit.

Në afërsi të Viroit është bërë ndalimi mjetit dhe autobusi me 25 pasagjerë është shoqëruar në komisariat për të gjetur autorin.

Pas marrjes në pyetje është gjetur personi që po transportonte lëndën narkotike.

Ai është një 26 vjeçar nga Gjirokastra i cili kundrejt një pagese prej 1 mijë eurosh, kryente edhe trafikimin.

Mësohet se destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike do të ishte Maqedonia.

Top Channel