Himarë, parrulla nacionaliste në rrugë

14/04/2011 20:30

Përgjatë rrugës nacionale Himarë-Sarandë, si dhe në brendësi të qytetit të Himarës janë shkruar parrulla ofenduese në gjuhën greke kundër camërisë, si dhe parrulla të tjera si “Himara është greke”, “Vorioepiri tokë greke”, “Himara baraz Greqi”, etj.

Në qytetin e Himarës këto shkrime ishin të përhapura në pothuajse të gjitha rrugët primare e dytësore të qytetit.

Parrullat nisën të shafqen që në hyrje të fshatit Dhërmi e deri në brendësi të qytetit të Himarës. Në krah të këtyre parrullave anti-kombëtare dhe ofenduese shfaqet edhe flamuri grek.

Parrulla të tilla të ngjashme kanë shoqëruar shpesh fushatat elektorale në këtë zonë. Disa qytetarë thanë jashtë kamerave se këto parrulla janë shkruar dje natën.

Top Channel