Durrës, Rama në mbështetje të Dakos

14/04/2011 20:15

Kryetari socialist Edi Rama ishte në qytetin e Durrësit, në mbështetje të fushatës së kandidatit socialist Vangjush Dako.

Në prag të një mitingu elektoral, Rama së bashku me kandidatin socialist dhe drejtues të tjerë lokalë të qytetit panë përfundimin e punimeve te sheshi Demokracia.

Shesh në të cilin janë realizuar disa restaurime. Më pas Rama iu drejtuar militantëve socialistë.

“Të them dy fjalë për dallimin e madh mes vizionit dhe programeve tona, rrugës sonë dhe rrugës së Saliut, atij në Tiranë dhe atij këtu në Durrës, që ka ardhur të kërkojë votat, ndërkohë që ka një llogari për t’u dhënë durrësakëve, atë të pengimit të punëve publike dhe për atë pamje të shëmtuar të Saliut aty në qendër”, deklaroi Rama.

“Ka qenë e vështirë për të realizuar hapësira publike, për shkak të pengesave që kjo qeveri na ka bërë në rrugën tonë, por ne ia kemi dalë mbanë dhe kemi bërë më shumë nga sa kemi premtuar”, u shpreh pas tij Vangjush Dako.

Më pas Rama, së bashku me Dakon, takuan në rrugët e qytetit të Durrësit banorët, me të cilët kanë diskutuar për zgjedhjet e 8 majit.

Top Channel