Autobusë të rinj në Tiranë

14/04/2011 15:55

Kryetari i bashkisë Edi Rama është takuar me banorë të njësisë bashkiake numër 4, bashkë me kandidatin që kërkon një tjetër mandat në këtë zonë, Vaid Kalaja.

“Për të luftuar papunësinë, cmimet dhe varfërinë ka vetëm një rrugë, të largojmë qeverinë. Sepse këto janë punët e qeverisë dhe ajo nuk i bën këto punë. Na duhet një qeveri tjetër”, ka deklaruar Rama.

Pasi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve, Rama ka kaluar në rrugën Ali Demi, së bashku me kandidaten për minibashkinë numer 1, Lindita Nikolli, ku kanë përuruar autubusët e rinj të ransportit publik.

“Brenda vitit, me 2 linjat e reja, do mbulohet Tirana 100 për qind me linja autobusi të këtyre standarteve, njësoj si ato të BE-së, me nivelin më të ulët të ndotjes. Kjo është e vetmja rrugë, ajo e cilësisë dhe shërbimit, pa dallime”, ka pohuar Rama.

Rama, duke përmendur edhe linjën e transportit Kombinat-Kinostudio, tha se ajo vazhdon të jetë me autobusë të vjetër për shkak të bllokimit të qëllimshëm të këshillit bashkiak nga këshilltarët demokratë për të krijuar stres dhe pakënaqësi tek banorët ndaj bashkisë së Tiranës.

Top Channel