Reshjet e dëborës mbulojnë Kukësin

13/04/2011 18:20

Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Kukësit pasditen e sotme, duke vështirësuar qarkullimin rrugor.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave reshjet kanë prekur edhe rrethinat e qytetit verior, duke dëmtuar të mbjellat.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar gjithashtu probleme qarkullimi në tunelin e Kalimashit.

Pritet që në punë të vihen borëpastrueset, në mënyrë që të mundësohet kalimi normal i automjeteve në rrugët brenda dhe jashtë qytetit.

Top Channel