OSBE/ODHIR, takim në LSI

13/04/2011 15:35

Shefi i misionit të vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet, është takuar me liderin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, por nuk ka bërë asnjë prononcim për mediat.

Ndërsa lideri i LSI-së tha se gjatë takimit është disktuar rreth cështjeve që kanë të bëjnë me fushatën elektorale dhe angazhimit maksimal të kësaj force politike në administrimin e lokaleve të 8 majit.

“Ne i konfirmuam angazhimin e LSI-së në të gjitha nivelet e administrimit të procesit zgjedhor, për të patur si referencë të vetme ligjin, kodin dhe procedurat ligjore. Vlerësuam angazhimin e OSBE/ODIHR dhe apeluam për të ardhur sa më shumë vëzhgues të huaj në zgjedhjet e 8 majit”, deklaroi Meta.

Ditët e funit LSI është akuzuar për incidentet në Berat, ku një simpatizant i Partisë Socialiste është dhunuar fizikisht nga dy të afërm të kandidatit të LSI-së, për plagosjen në Tiranë, ku simpatizantë të kësaj force politike goditën me thikë 18-vjecarin A. Doci, si dhe për incidentin e Kasharit dhe parullat kundër kandidatit socialist në Pogradec.

Ilir Meta ka mohuar në mënyrë kategorike që të përfshirët në këto incidente të jenë anëtarë apo simpatizantë nga LSI.

“Nuk ekziston asnjë incident i shkaktuar nga përfaqësues të LSI-së. Fabrikimet që vijnë nga fabrika e shpifjeve, sidomos në drejtim të LSI, janë tregues i obsesionit”, theksoi Meta.

Top Channel