Kukës, trashësia e dëborës 15 cm

13/04/2011 21:10

Situata në qytetin e Kukësit është bërë më e vështirë për shkak të reshjeve të dëborës, trashësia e të cilës ka arritur në 15 centimetra.

Dëbora është bërë shkak që katër automjete të tonazhit të rëndë të bllokoheshin për disa orë në aksin rrugor.

Sipas autoriteteve lokale, katër automjetet në fjalë ishin bllokuar dhe për rrjedhojë kishin krijuar një radhë të gjatë me 300 automjete.

Burimet shtojnë më tej se për shkak të dëborës u bllokua për disa orë edhe autostrada Morin-Kalimash, e cila tani duket se është e kalueshme për automjetet.

Top Channel