Vlorë, buka monopol

12/04/2011 17:05

Pak ditë pasi prodhuesit e bukës në Vlorë njoftuan përmes një deklaratë për rritje të koordinuar të çmimit në kurriz të qytetarëve, ka ndërhyrë Autoriteti i Konkurrencës. Lindita Lati, kryetarja e këtij institucioni njoftoi masat paraprake.

“Pjesëmarrësit në marrëveshjen e ndaluar për rritjen dhe fiksimin e çmimit të bukës në qytetin e Vlorës, duhet t’i japin fund menjëherë sjelljes së bashkërenduar për fiksimin e çmimit të bukës. Moszbatimi i vendimit për masa të përkohshme, ndëshkohet me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, gërma b të Ligjit”, tha Lati.

Lati tha se hetimet në këtë treg do të vazhdojnë pasi autoriteti ka dyshime të forta se prodhuesit e bukës në Vlorë kanë konsumuar shkeljen më të rëndë të ligjit të konkurrencës, atë të marrëveshjes së ndaluar.

Pas përfundimit të hetimit do të jepen autoriteti tha se do të marrë edhe masa të tjera më të rënda ndëshkimore.

Top Channel