Rama: Qeveria rriti taksat

12/04/2011 15:35

Kryetari i Bashkisë, Edi Rama bashkë me kandidatin për kryetar të minibashkisë numër 8, Sadi Vorpsi është takuar me banorë të kësaj zone. (UPDATE)

Duke kërkuar të votojnë kandidatin e “Aleancës për të ardhmen” në këtë zonë Rama ka spjeguar detyrimet që qytearët paguajnë për ndërtimin e Tiranës dhe taksat dhe tatimet që i mbahen nga qeveria.

“Të gjitha bashkë do ta çojmë përpara këtë punë. 1 milion lekë i paguan bashkisë një biznes në vit, duke shtuar edhe tvsh-të e vendosura nga qeveria. Në 8 maj t’i japim drejtim kesaj pune. Do të ketë vetëm dy taksa të gjitha të tjerat do i heqim”, tha Rama.

Qytetarët i kanë shprehur kryetarit të Bashkisë, pakënaqësi për papunësinë si dhe çmimet e larta të produkteve ushqimore.

“S’ka asnjë të blejë. Jemi dy intelektualë që kemi dalë për të shitur domate pasi kishim ngelur pa punë”, theksoi një tregtare.

“Sa herë ju thonë ju rrisim pensionet e rrogat, fluturon inflacioni dhe ju ikin lekët nga xhepi”, u përgjigj Rama.

Qytetarët kanë vlerësuar kandidatin Vorpsi për t’i përfaqësuar në mandatin e ardhshëm në këtë zonë me banorë kryesisht autoktonë tiranas.

Top Channel