Njësia 8, Rama i premton lehtësi biznesit

12/04/2011 11:30

Kryetari i PS, Edi Rama ka vijuar sot fushatën elektorale në njësinë numër 8 të kryeqytetit, ku ka prezantuar kandidatin Sadi Vorpsi.

Gjatë takimeve me banorët e zonës, Rama ka premtuar se Vorpsi do të zgjidhë problemet e tyre, ndërsa biznesin e ka garantuar se do të ketë më pak taksa.

“Vorpsi s’ka teser partie, por teser qytetarie. Qeveria i merr rreth 4 milionë lekë biznesit me anë të TVSH-së dhe tatim-fitimit. Pas 8 majit biznesi i vogël do paguajë vetëm dy taksa. Ndërsa qeveria më 8 maj do të japë llogari për papunësinë dhe varfërinë”, ka deklaruar Rama.

Top Channel