Korçë, digjen flamujt e fushatës

12/04/2011 14:15

Fushata elektorale është tensionuar në qytetin e Korcës. Flamujt e Partisë Socialiste, të vendosur në një nga shtabet elektorale në lagjen 8 të qytetit, janë djegur gjatë natës.

Denoncimi për dhunimin e simboleve është bërë nga ana e Partisë Socialiste, e cila akuzon për djegien e flamujve militantët e djathtë.

Djegia e flamujve është konstatuar në orët e mëngjesit dhe nga dega lokale e PS është bërë denoncimi pranë strukturave të policisë, të cilat kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

Sekretarja organizative e PS, Petrika Tollkuci ka thënë se po dhunohen zyrat elektorale dhe simbolet. Ndërkohë, policia e Korcës ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet pas depozitimit të denoncimit nga ana e degës së PS.

 

Top Channel