Francë, gjobat e para për perçen e plotë

12/04/2011 15:55

Gjoba e parë për mbajtjen e perçes iu vendos një gruaje sot në Francë, vetëm një ditë pasi hyri në fuqi ligji që pengon mbajtjen e veshjeve islamike që mbulojnë tërësisht fytyrën.

Ajo u ndalua të hënën pasdite në një qendër tregëtare në Paris dhe iu vendos një gjobë prej 150 eurosh, e cila mund të shlyhet nëse ajo pranon të ndjekë orë në një klasë qytetarie.

Franca është vendi i parë në Bashkimin Europian që miraton një ligj që pengon perçen e plotë edhe në vendet publike.

Në bazë të ligjit, një grua franceze ose e huaj, nuk mund të veshë veshje të tilla që fshehin të gjithë fytyrën e saj.

Ata meshkuj që detyrojnë gratë apo të afërmet e tyre që të vishen në këtë mënyrë përballen me gjoba shumë më të rënda dhe deri në dy vjet burgim.

Ligji ka ngjallur reagimin e ashpër të komunitetit të gjerë musliman në Francë dhe të disa aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Top Channel