Fier, eksploziv vilës së një personi

12/04/2011 08:00

Shpërthimi i një sasie eksplozivi të vendosur në një vilë ka tronditur qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve të fundit, shpërthimi ka ndodhur në vilën e shtetasit Altin Plepi, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar.

Burime policore lokale njoftojnë se në momentin e shpërthimit vila ka qenë bosh, edhe për faktin se familja e Plepit jeton prej disa vitesh në Itali.

Burimet shtojnë më tej se shpërthimi ka ndodhur në lagjen Afrim i Ri, mbi ngjarjen po hetojnë agjentët e anti-krimit.

Top Channel