Bollano: Bashkia e Himarës, investime me të ardhurat e saj

12/04/2011 21:55

Kryetari aktual dhe kandidati për një tjetër mandat për Bashkinë e Himarës, Vasil Bollano ka deklaruar se gjatë drejtimit të tij kjo bashki nga një institucion në falimentim, ka bërë që të arrijë të bëjë investime me të ardhurat e veta.

“Morëm një njësi vendore që ishte drejt falimentimit me borxhe dhe me një infrastrukturë të rënduar dhe e gjithë kjo kishte vështirësitë fillestare”, tha Bollano në Top Story.

“Nga një bashki që ishte drejt financimit e futëm në një truall të sigurtë financiar. Kjo bën që bashkia tashmë të bëjë financime me të ardhurat e saj”, shtoi Bollano.

Top Channel