Zgjedhjet, në Tiranë përfaqësia e KE-së

11/04/2011 14:45

Një përfaqësi e Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale nga Këshillit i Evropës viziton Tiranën përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 8 majit.

I ashtuquajturi delegacion para-zgjedhor përbëhet nga 3 vetë: një francez, një gjeorgjian dhe kryesohet nga kryetarja Hana Richtermocova e cila vjen nga Republika Çeke.

Delegacioni do të takohet me Ministrin e Jashtëm Haxhinasto, zëvendësministrin e Brendshëm Poni, kreun e KQZ-së Ristani dhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Dhimitri.

Lajmërohet se kjo përfaqësi do të bisedojë dhe me përfaqësues të ndryshëm të partive politike, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe medias.

Nga datat 4 deri ne 10 maj, ky organ i Këshillit të Evropës do të sjellë në Shqipëri një delegacion të dytë për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Top Channel