
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama është takuar me banorë të njësisë bashkiake numër 10 dhe në fillim është ndalur në tregun cam.
“Kujt t’i besojmë. Ai që ka qenë në qeveri thotë se taksat i ka bashkia dhe se ai do t’i ulë”, i ka thënë atij një tregtar.
Pasi ka sqaruar se shumicën e të ardhurave e vjel qeveria, Rama është përgjigjur: “Këtu zgjidhni e merrni se kujt t’i besoni”.
Rama u kërkoi tregtarëve të votojnë në tetë maj për vijimin e rrugës së nisur. “8 maji është dita për të kërkuar llogari dhe për të hapur rrugën përpara. Hiqni pengesën dhe rruga është e hapur për më shumë punë dhe për më shumë luftë ndaj korrupsionit dhe kusarisë”, ka deklaruar Rama.
Gjatë bisedës me kryetarin e bashkisë, tregtarët theksuan uljen e fuqisë blerëse dhe varfërinë e qytetarëve për shkak të rritjes së cmimeve. Më pas, Rama ka vijuar takimet me banorët në rrugen e Bogdanëve.
Top Channel