Peka padit kreun e forcave speciale

11/04/2011 19:50

Zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka i është përgjigjur me një padi, padisë së bërë ndaj tij nga shefi i njësive speciale Shemsi Prenci.

Përmes një komunikate për shtyp, vetë Peka ka sqaruar se akuzon Prencin për shpifje për shkak të detyrës.

Ai ka theksuar se, në asnjë rast nuk do lejohet keqpërdorimi i policisë dhe ka ftuar partitë të qendrojnë larg forcave të rendit.

Top Channel