KQZ prezanton spotet sensibilizuese

11/04/2011 18:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim me ambasadën britanike në Tiranë dhe zyrën e Kombeve të Bashkuara për gratë prezantuan spotet televizive për fushatën sensibilizuese për zgjedhjet e 8 majit.

Spotet e vënë theksin në ndërgjegjësimin e atyre që votojnë për herë të parë dhe kundër votimit familjar.

Kryetari i KQZ-së Arben Ristani, nënkryetarja Subashi, por edhe ambasadorja MekIluam shprehën keqardhje që pavarësisht kutoës ligjore prej 30%, përfaqësimi i grave mbetet i ulët.

Kurse fenomeni i votimit familjar cënon fshehtësinë e votës dhe të drejtën e grave për të shprehur lirisht vullnetin e tyre, vlerësuan ata.

Spotet e KQZ-së, përvec zërit të vecantë të parashikuar në buxhetin e institucionit, kanë marrë një ndihmë financiare edhe nga prezanca e OSBE-së, e cila e ka ndihmuar KQZ-në të blejë më shumë kohë televizive.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar me shqyrtimin e kërkesave ankimore nga subjekte të ndryshme politike.

Top Channel