Gjysmë shekulli nga shkelja e hapësirës

11/04/2011 17:25

Ditën e nesërme do të mbushen 50 vjet nga nisja e një etape të re në historinë e njerëzimit, atë që austronauti rus Yuri Gagarin filloi duke u shndërruar në njeriun e parë të historisë që mbërrinte në hapësirë.

I nisur nga një bazë në Kazakistanin që atëherë i përkiste Bashkimit Sovjetik, në orët e para të mëngjesit me orën e Moskës, Gagarin i ra përqark Tokës në një udhëtim prej 108 minutash, përpara se kapsula e “Vostok 1” ta rikthente atë në Rusinë mëmë, nëpërmjet një ulje të një vështirësie të lartë në Siberi.

Lajmi i transmetuar në të gjithë botën morri një vlerë të veçantë propagandistike, ndërsa Shtetet e Bashkuara u detyronin t’i bënin një urim të turpshëm rivalit të tyre komunist, në atë që njihet si etapa e parë e një gare të ashpër hapësinore midis dy superfuqive botërore.

Në një udhëtim të kryer disa muaj më pas në Uashington, udhëheqësi i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik, Nikita Khrushchev, deklaroi me ironi se vendi i tij nuk ishte në gjithçka i pari në botë, “pasi kishte sektorë ku Shtetet e Bashkuara ishin përpara, si ai i prodhimit të sallamit dhe salçiçeve”.

Megjithatë atë kapitull të parë “të artë” nga Bashkimi Sovjetik, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që do të fitonin përfundimisht luftën hapësinore, duke dërguar njeriun e parë në Hënë në vitin 1969.

Charles Duke, një austronaut që shkeli në sipërfaqen e Hënës në kuadrin e misionit “Apollo 16” në vitin 1972, kujtoi kështu për BBC mbërritjen e Gagarin-it në hapësirë.

”Në vitin 1961, unë isha një pilot i ri në Gjermani dhe drejtoja avionë F-102 në bazën e Rammstein. Në të moment, të gjithë ishim të përqendruar tek ndërtimi i Murit të Berlinit, kur papritur dëgjuam të tronditur lajmin e Gagarin-it.

Nuk dinim nëse duhet të ishim të lumtur apo të trishtuar. Nga njëra anë, si qënie njerëzore, e pranoj se ndiheshim të kënaqur për këtë arritje të njerëzimit, por nga ana tjetër pësuam një goditje të rëndë të moralit, pasi menduam se Bashkimi Sovjetik na kishte mundur”.

50 vjet më vonë, Lufta e Ftohtë ka përfunduar dhe Muri i Berlinit është shembur. Njerëzimi tashmë përgatitet të zbresë në Mars, ndërsa sondat tona kanë kaluar edhe kufijtë e Sistemit tonë Diellor, duke zbuluar planete dhe yje në galaksi të ndodhura tepër larg.

Megjithatë, arritja e Gagarin-it do të mbetet përherë e shkruar në histori se një prej arritjeve më të mëdha të njerëzimit, si kurorëzimi i një ëndrre që ka lindur së bashku me njeriun dhe si “viti 0” për njeriun që nuk është më i kufizuar vetëm brenda kufirit të planetit tonë mëmë.

FOTO GALERI
1/2
Gagarin la pas Tokën në 12 prill 1961

Top Channel