Dokle: Të largohet Peka

11/04/2011 16:30

Pas denoncimit të kreut të forcave speciale, opozita ka kërkuar dorëheqjen e zëvendësministrit të Brendshëm, Avenir Peka.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Namik Dokle e ka akuzuar atë për shpërdorim të postit dhe lëshim të urdhërave të paligjshëm.

“Ky zëvendësministër që guxon të dalë mbi ligjin duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet. Inkurajojmë organet e drejtësisë që të mbrojnë votën e lirë dhe zgjedhjet demokratike. Berisha të mbajë larg votës së popullit Pekat dhe purtekat e tij, Bashat dhe mashat, si dhe Ponet dhe Al Kaponet”, ka deklaruar Dokle.

Top Channel