“Mjaft” reagon pas gjobës së tatim-taksave

11/04/2011 12:10

Lëvizja “Mjaft” ka reaguar pas gjobës prej 1 milion lekësh të vendosur nga tatim-taksat.

“Denoncojmë aktin politik të qeverisë. Grupi i inspektimit ka shkelur të gjitha afatet kohore dhe sulmi lidhet direkt me aktivitetin e organizatës”, është shprehur “Mjaft”.

“Kontrolli i tatimeve është një sulm politik ndaj shoqërisë civile”, theksoi lëvizja.

Top Channel