Pogradec, Rama prezanton Artan Shkëmbin

10/04/2011 13:10

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi sot kandidatin e majtë për Bashkinë e Pogradecit, Artan Shkëmbin.

Artan Shkëmbi garon për mandatin e tij të tretë në krye të bashkisë së këtij qyteti.

“Nga qeveria e sotme nuk ka asnjë investim për Pogradecin. Me Shkëmbin në krye të bashkisë, është Pogradeci që ne duam. Pogradecarët do të votojnë pa ngurrim, pasi PS është e vetmja rrugë. Saliu (Berisa) dhe Iliri (Meta) nuk kanë vota për të marrë, por llogari për të dhënë”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.

“Më 8 maj, vota popullore do të këpusë zinxhirin e të këqijave”, shtoi kreu i PS-së.

“Kemi fituar 4 beteja të njëpasnjëshme në Pogradec, tani do të fitojmë të gjithë Shqipërinë”, u shpreh kandidati për bashkinë e Pogradecit, Artan Shkëmbi.

“Shpresa e vetme për Shqipërinë është Edi Rama”, theksoi Shkëmbi.

 

Top Channel