Rama, fushatë në Kavajë

09/04/2011 20:00

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 8 majit, kryetari i opozitës Edi Rama ka qenë në Kavajë, ku nuk ka organizuar një miting por ka preferuar të ecë përgjatë rrugëve të qytetit, i shoqëruar nga kandidati socialist për bashkinë e Kavajës, Elvis Rroshi.

Duke shëtitur në këmbë në rrugët e qytetit, i shoqëruar nga militantë të majtë në qytetin e Kavajës, Rama është takuar me banorët në rrugë duke dëgjuar shqetësimet e tyre.

“Nga ana juaj unë i kam komplet të fituara. Nga ana sociale kam një nënë 77-vjecare që rri në themelet e shtëpisë time dhe thotë se, ‘do të vdes këtu’”, i është ankuar një qytetar Ramës.

“Mund të takohemi bashkë kur të duash, por unë më shumë se fjalën e lirë s’kam gjë tjetër në dorë. Më 8 maj jepi votën kandidatit tonë për ta cliruar bashkinë e Kavajës. Ky i zgjidh problemet”, është përgjigjur Rama.

Top Channel