NATO sulmon bazat e Gedafit

09/04/2011 02:50

Bazat e besnikëve të Gedafit ishin sërish shënjestra e sulmeve ajrore të NATO-s.

Një sulm i ndërmarrë ditën e premte, shkatërroi një sasi të madhe armatimi të ushtrisë së Gedaft në qytetin e Zintanit në jug-perëndim të vendit. Dëshmitarët thanë se degjuan 14 shpërthime të fuqishme dhe se flakë të mëdha përfshinë ndërtesën ku mbahej armatimi i forcave të Gedafit.

Nuk dihet nëse nga sulmi i NATO-s ka patur viktima apo jo.

Top Channel