Milloshi: Do të punoj me Berishën

09/04/2011 15:55

Komunistët kanë celur zyrtarisht fushatën e tyre për zgjedhjet e 8 majit, duke prezantuar të tretin e Tiranës, kandidatin për kryetar bashkie, Hysni Milloshin.

Përpara mbështetësve të mbledhur në muzeun historik, Milloshi ka sulmuar drejtuesit e Partisë Socialiste.

“Me elektoratin socialist na bashkojnë hallet, ndërsa me ju socialnazistë na ndajnë më shumë se malet. Thika juaj e kodit na goditi, por ne nuk thyhemi sepse jemi celik i pastër marksist”, ka deklaruar Milloshi.

Zoti Milloshi tha se komunistët do t’i drejtohen elektoratit të thjeshtë për të kërkuar mbështetje.

Por në rast se do të zgjidhej në krye të Tiranës, a mund të bashkëjetojë dot zoti Milloshi në pushtet me një qeveri të djathtë dhe kryeministrin Berisha.

“Ka raste që mund të qeverisë, si në Athinë, ku në njësi të mëdha pushtetin e kanë komunistët dhe kanë bërë punë të mirë”, ka pohuar Milloshi.

Hysni Milloshi u regjistrua në KQZ përmes një veprimi taktik të partive të koalicionit “Aleanca për qytetarin”.

Një prej partive të mazhorancës, LSI i kaloi një anëtare të këshillit bashkiak Partisë Komuniste, cka solli përfaqësimin e komunistëve në këshill dhe regjistrimin e Milloshit direkt si konkurrent në garë.

Top Channel