Libi, vijojnë luftimet

09/04/2011 00:10

Vazhdojnë luftimet mes rebelëve dhe forcave besnike të Gedafit në Libi.

Një zëdhënës i rebelëve tha se në qytetin e Misuratës pesë civilë humbën jetën nga bombardimet e forcave besnike të Gedafit. Dy prej viktimave, tha zëdhënësi, janë fëmijë.

Misurata, qyteti në lindje të Tripolit, prej ditësh është kthyer në një arenë përleshjes mes rebelëve dhe forcave të Gedafit në përpjekje për marrjen e kontrollit të tij.

Top Channel