Indi, qeveria lëshon për korrupsionin

09/04/2011 08:40

Aktivisti indian Anna Hazare dhe dhjetra mijëra persona të tjerë kanë arritur, pothuajse pas 100 orësh grevë urie, një sukses të paprecedentë në betejën kundër korrupsionit në Indi.

Qeveria e Manmohan Singh ka pranuar kushtet e vendosura për hartimin e një projektligji që duhet të paraqitet në parlament me anë të të cilit pritet të goditen shumë ashpër të korruptuarit.

Në muajt e fundit shumë skandale që kanë përfshirë ministra dhe personalitete në vend kanë paralizuar jetën politike kombëtare.

Top Channel