Gjendet i mbytur 60 vjeçari

09/04/2011 14:35

Sot në mesditë në fshatin Çengelaj, komuna Pajovë-Peqin, është gjetur nga kalimtarët e rastit, buzë lumit Shkumbin, një kufomë e Pëllumb Lugës, rreth moshës 60 vjeç i cili ishte larguar nga banesa që prej dy javësh.

Burimet thanë për Top Channel se 60 vjeçari kur kishte prekur nga një sëmundje e pashërueshme ka kaluar në gjëndje depresive.

Pëllumb Luga është babai i katër fëmijëve dhe në momentin që ishte larguar nga banesa nuk kishte lajmëruar asnjë nga familjarët.

Nga informacionet paraprake mendohet që Luga të jetë vetëmbytur dhe shkak ka qenë gjendja depresive e 60 vjeçarit.

Top Channel