Gaza, bombardime të Izraelit, 12 viktima

09/04/2011 08:50

12 palestinezë, përfshi edhe tre civilë, mbetën të vrarë nga një bombardim i Gazës nga forcat ajrore izraelite, bënë të ditur burime spitalore.

Ngjarja ndodhi disa orë përpara se grupi islamik i Hamasit kishte paraqitur një ofertë për të firmosur një armëpushim.

Pas bombardimit, palestinezët u përgjigjën duke lëshuar disa predha mortajash mbi territoret e banuara nga hebrenj.

Ditën e enjte, një militant qëlloi me anti-tank një autobuz shkolle, duke plagosur rëndë një nxënës që ndodhej brenda.

Që prej kësaj ngjarje, Izraeli ka ndërmarrë 20 sulme mbi Rripin e Gazës, duke vrarë 14 palestinezë, midis të cilëve pesë militantë, një polic dhe civilë. 45 persona të tjerë janë plagosur.

Përshkallëzimi i dhunës në Palestinë është më seriozja, që pas luftimeve të janarit 2009.

Top Channel