B.Fildishtë, kundërofensivë e Gbagbo

09/04/2011 03:30

Forcat besnike të Laurent Gbagbos, presidentit të Bregut të Fildishtë që refuzon largimin nga posti pas humbjes në zgjedhjet e fundit të mbajtura në vendin afrikan, ndërmorën një ofensivë në qytetin e Abidjanit duke fituar terren ndaj forcave të presidentit të njohur ndërkombëtarisht, Alasane Outara.

Lajmi njoftohet nga përfaqësia e OKB-së në Bregun e Fildishtë ku thuhet se pavarësisht se Gbagbo bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të konfliktit disa mujor, forcat besnike të tij kanë ndërmarrë një ofensivë, duke bombarduar si popullsinë civile, por edhe zyrat qendrore të misionit të OKB-së në Abidjan.

OKB tha se forcat e Gbagbos tashmë kontrollojnë dy zonat kryesore të qytetit të Abidjanit dhe luftimet me mbështetësit e Outarës vazhdojnë ende.

Top Channel