B.Fildishtë, forcat e Gbagbo-s bëjnë përparime

09/04/2011 08:30

Forcat besnike ndaj presidentit të paligjshëm në Bregun e Fildishtë, Laurent Gbagbo-s, kanë arritur të bëjnë disa përparime në Abixhan, lajmëroi OKB.

Shefi i paqeruajtësve, Alain Le Roy, deklaroi se forcat qeveritare kanë përdorur artileri të rëndë dhe tanke, në atë që duket një mësymje finale për të siguruar një përparësi më shumë në bisedimet për paqen.

Prej disa ditësh, disa mijëra trupa të liderit të njohur ndërkonbëtarisht, Alassane Ouattara, mbajnë të rrethuar bunkerin presidencial.

Pas ofensivës së nisur mbrëmë në darkë, trupat e Gbagbo-s kontrollojnë lagjet e Platosë dhe Kokodisë, në kryeqytetin fiktiv të vendit të ndodhur në Afrikën Perëndimore.

Ofensiva e ndërmarrë kapi në befasi të gjithë opinionin ndërkombëtar, pasi ajo erdhi vetëm një ditë pasi u larjmërua se Gbagbo ishte pranë kapitullimit, ndërsa i mbeteshin jo më shumë se 200 ushtarë për t’u mbrojtur në bunker.

President i Bregut të Fildishtë për dhjetë vitet e fundit, ai zhyti vendin në krizë, duke nxjerrë ushtrinë në rrugë për të ruajtur pushtetin, ndonëse humbi në zgjedhjet e nëntorit.

Top Channel