Siri, qindra kurdë protestojnë në vend

08/04/2011 14:00

Qindra kurdë kanë zbritur në rrugë, në veri-lindje të Sirisë, duke mbajtur pllakate me sloganin “për liri”.

Presidenti sirian Bashar al Assad lejoi dje, pas gjysmë shekulli, të drejtën për kombësi për dhjetra mijëra kurdë të rajonit.

Disa parti që nuk njihen nga autoritetet e vlerësuan si të pamjaftueshme masën në fjalë dhe mbështetën protestën e re kundër regjimit, që pritet të përhapet sot në të gjithë Sirinë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, mijëra manifestues kanë zbritur në shesh edhe në Dara, qytet në jug të vendit.

I ndodhur në vështirësi, presidenti Assad ka premtuar se do të realizojë reforma për përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve, por shumë prej tyre shprehen skeptikë.

Top Channel