Siri, policia hap zjarr, 4 viktima

08/04/2011 15:25

Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur në protestat e sotme anti-qeveritare në Siri, pasi forcat policore hapën zjarr ndaj turmës në qytetin jugor të Derës, bëri të ditur BBC.

Dëshmitarë njoftuan për disa dhjetëra të tjerë të plagosur, por nuk është e qartë se sa është numri i tyre.

Disa dhjetëra mijëra persona ishin mbledhur në qytetin jugor në një protestë për më shumë liri politike dhe të drejta demokratike, pas lutjeve të ditës së premte.

Protestat në rrugët e Sirisë janë një fenomen i rrallë në periudhën 11-vjeçare të drejtimit të vendit prej presidentit Bashar al-Assad.

Dera është shndërruar në epiqëndrën e këtyre javëve revolta, por ato janë shpërndarë prej ditësh edhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit, përfshi kryeqytetin Damask.

Përpara ngjarjeve të sotme, ishte konfirmuar vrasja e 80 personave në përballjet me forcat e policisë.

Top Channel