Siri, plumba mbi protestuesit, 30 viktima

08/04/2011 22:35

Shkon në të paktën 30 të vdekur bilanci i përleshjeve mes protestuesve dhe forcave qeveritare në Siri.

Sipas mediave ndërkombëtare, civilë të armatosur, që më vonë u identifikuan si efekivë të forcave të sigurisë siriane, kanë hapur zjarr ndaj demostruesve në qytetin jugor të vendit, Dara.

Të dhënat e para folën për rreth 20 viktima. Por një raportim i dytë, zmadhon edhe më tej përmasat e masakrës së forcave të sigurisë, duke cuar në të paktën 30 numrin e të vrarëve.

Raportohen edhe dhjetra të plagosur, një pjesë e madhe e tyre në gjendje të rëndë, cka mund ta rrisë bilancin e viktimave.

Siria, prej disa javësh është përfshirë nga protestat popullore anti-qeveritare, e parë nga shumë analistë ndërkombëtarë si dominoja e radhës e “pranverës arabe”.

Top Channel