SHBA, dështon marrëveshja për buxhetin

08/04/2011 09:20

Bisedimet për shmangien e një goditjeje për qeverinë amerikane kanë përfunduar pa një marrëveshje, duke i lënë negociatorëve vetëm pak orë për të rënë dakord mbi buxhetin.

Presidenti Obama ka deklaruar se pas bisedimeve të mesnatës është arritur progres me liderët e Kongresit.

Ai tha se nuk ishte i përgatitur për të shprehur një “optimizëm të egër”, por shpresonte se do të ishte në gjendje të njoftonte arritjen e një marrëveshjeje mëngjesin e së premtes.

Pa një marrëveshje, ligji për financimin e projekteve të qeverisë amerikane do të skadojë në mesnatën e së premtes, duke sjellë edhe një “shuarje” të qeverisë.

Bisedimet janë bllokuar prej disa ditësh pasi republikanët, të thirrur nga lëvizja konservatore Tea Party, insistuan për shkurtime më të mëdha në buxhet.

Presidenti Obama zhvilloi dy sesione bisedimesh ditën e enjte me drejtuesin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, si dhe me liderin e mazhorancës demokrate në Senat, Harry Reid.

Top Channel