Rusi, Medvedev dënon sulmin ndaj “LiveJournal”

08/04/2011 15:35

Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e cilësoi si “të papranueshëm dhe të paligjshëm” sulmin ndaj një rrjeti shoqëror, ku ai ka të hapur një profil të tijin.

Faqja e “LiveJournal” u bllokua gjatë ditës së mërkurë, pasi një sulmi të koordinuar të disa mijëra kompiutrave të infeksuar me një virus, njoftoi një ekspert i “Kaspersky Labs”.

Mediat ruse kanë bërë të ditur se një seri sulmesh të tilla kanë shënjestruar edhe “Novaya Gazeta”, një e përditshme e cila shpesh herë ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj Moskës zyrtare.

Në statusin e tij, presidenti Medvedev shkruante se: “Jam një përdorues aktiv i “LiveJournal” dhe i konsideroj sulmet ndaj kësaj faqe si të papranueshme, të paligjshme dhe të turpshme”.

Top Channel