Rama prezanton kandidatin e PS-së në Lezhë

08/04/2011 23:40

Pas një dite intensive me takime në  Tiranë, lideri opozitës Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale duke prezantuar kandidatin për kryetar në bashkinë e qytetit të Lezhës.

Socialistët kanë zgjedhur Gjoke Jakun, i dorëhequr nga roli deputetit, njëkohësisht  ish-kryebashkiak i Lezhës për dy herë radhazi,  gjatë viteve 2000- 2007, duke kërkuar votën e lezhianëve për ta  rikthyer në krye të drejtimit  të këtij qyteti.

Edi Rama u ka rikujtuar lezhianëve se ishte mbështetja e Partisë Socialiste ajo që mundësoi fitoren  si kryebashkiak të Viktor Tushaj, i cili do të garojë nën siglën e koalicionit PD-LSI.
   
“Gjok Jaku bëri atë që nuk është cudi në rast se e njeh historinë dhe fisnikërinë e tij. Ai jo vetëm që nuk shprehu asnjë pakënaqësi pr përkundrazi e mori për dorë atë kryetarine sotëm të bashkisë dhe kërkoi votën për atë kryetar që sot thotë punojmë së bashku, vendosim së bashku. E vërteta është që Viktori punon vetëm për vete dhe Viktori nuk vendos asgjë se për të vendos Iliri dhe Saliu me bllokun në dorë”, tha para mbështetësve lezhianë kreu i PS-së, Rama.  

Gjithashtu zoti Rama ka kritikuar politikën e vjetër të kryeminstrit Berisha i cili flet lart e poshtë sic theksoi ai për Skërndërbeun, por ndërkohë në vëndin e Heroit Kombëtar ka lënë të livadhisin dhitë dhe dhentë.

Kandidati Jaku ka shprehur keqardhjen personale për gjendjen ku qyteti ndodhet, duke u ndalur në problematikën që ndeshet Lezha e duke premtuar zgjidhjen e tyre.  

“në qytetin tonë mungon kontrolli mbi territorin. Lezha po mbytet nga ndërtimet pa leje. Bashkia jonë mbyll sytë përballë kësaj batërdie. Nuk mund të lejojmë që Iliri dhe Saliu të pasurohen në kurriz të qytetarëve, qofshin ata edhe të Lezhës, ndaj unë kandidoj sot, ndaj u kërkoj votën në 8 maj”, tha kandidati socialist, Gjokë Jaku.

Top Channel